Infopedia Care
Pic RinoFlux Wash
Pic RinoFlux Wash
Couldn't load pickup availability
Pic RinoFlux Wash është një shiringë për lavazhin nazal, e krijuar posaçërisht për pastrimin e butë të hundës tek bebet dhe fëmijët. Me grykën e saj të butë prej silikoni, ndihmon në largimin e sekrecioneve, pluhurit dhe polenit, duke lehtësuar frymëmarrjen dhe higjienën e përditshme të hundës. Përdoret së bashku me solucion fiziologjik.
Përfitimet
Përfitimet
- Pastron butësisht kavitetet nazale.
- Ndihmon në largimin e sekrecioneve, pluhurit dhe alergjenëve.
- Lehtëson frymëmarrjen kur hundët janë të bllokuara.
- Kokë e butë silikoni për më shumë rehati.
- E lehtë për t'u përdorur në shtëpi.
Si përdoret
Si përdoret
Mbusheni shiringën me solucion fiziologjik në temperaturë ambienti. Vendoseni fëmijën me kokën të anuar lehtë në njërën anë dhe futni me kujdes grykën prej silikoni në vrimën e sipërme të hundës. Shtypni ngadalë pistonin derisa solucioni të dalë nga vrima tjetër e hundës. Përsëriteni të njëjtën procedurë në anën tjetër.
Këshillat e Dr. Selmës
Këshillat e Dr. Selmës
Lavazhi nazal është një nga mënyrat më efektive për të lehtësuar frymëmarrjen tek fëmijët gjatë virozave, rinitit alergjik dhe bllokimit të hundës. Kryeni larjen përpara vakteve dhe gjumit, pasi një hundë e pastër e ndihmon fëmijën të ushqehet dhe të flejë më mirë.
I përshtatshëm për
I përshtatshëm për
- Foshnja mbi 6 muaj.
- Bebe.
- Fëmijë.
- Pastrim i përditshëm i hundës.
- Hunda e bllokuar nga virozat
Përmbajtja
Përmbajtja
2 shiringa me kapacitet 10 ml.
2 gryka silikoni të buta.
Përbërësit INCI
Përbërësit INCI
Shiringë pa latex, pa BPA dhe pa ftalate.
Grykë e butë prej silikoni për rehati gjatë përdorimit.
Paralajmërime
Paralajmërime
- Përdoreni vetëm me solucion fiziologjik.
- Pastroni dhe thani pajisjen pas çdo përdorimit.
- Mos e ndani me persona të tjerë.
- Nëse fëmija ka gjakrrjedhje të shpeshta nga hunda, traumë në hundë ose probleme të rëndësishme respiratore, konsultohuni me pediatrin përpara përdorimit.
Share
