Dr. Selma Selimaj

Dr. Selma Selimaj

Pediatre • Lektore Universiteti • Themeluese e InfoPedia & InfoPedia Care

Rreth

Dr. Selma Selimaj

Pranë prindërve me informacion të besueshëm
dhe kujdes të bazuar në udhëzime shkencore.

💕 Pse krijova InfoPedia Care

Në praktikën time të përditshme si pediatre, pashë se shumë prindër përballeshin vazhdimisht me të njëjtat pyetje:

“A mund ta laj fëmijën gjatë variçelës?”

“A duhet të përdor puder?”

“Pse nuk po përmirësohet dermatiti atopik?”

“Cilin produkt duhet të zgjedh?”

“Si ta përdor?”

“Cili është më i përshtatshmi për fëmijën tim?”

Ndërkohë, interneti ofron një sasi të madhe informacioni, por jo gjithmonë të saktë, të besueshëm apo të bazuar në evidencë shkencore.

Në vitin 2020, krijova InfoPedia, një platformë edukative me qëllimin për t’u ofruar prindërve informacion të besueshëm dhe të bazuar në evidencë shkencore. Me kalimin e kohës kuptova se familjet kishin nevojë jo vetëm për informacion, por edhe për orientim në zgjedhjen e produkteve të përshtatshme për nevojat e fëmijëve të tyre.

Kështu lindi InfoPedia Care – si një vazhdim i natyrshëm i këtij misioni. Qëllimi im nuk ishte të krijoja thjesht një dyqan online, por një platformë ku informacioni i besueshëm, orientimi profesional dhe produktet e përzgjedhura ecin së bashku për t’i ndihmuar prindërit të marrin vendime të informuara për shëndetin e fëmijëve të tyre.

InfoPedia Care, çdo artikull, rekomandim dhe produkt përzgjidhet me përgjegjësi profesionale, bazuar në përvojën klinike, evidencën shkencore dhe udhëzimet bashkëkohore.

🤍

Misioni Im

Të mbështes prindërit me informacion të besueshëm, orientim profesional dhe produkte të përzgjedhura me kujdes, në mënyrë që çdo vendim për shëndetin e fëmijës të merret me më shumë siguri, qetësi dhe besim.

“Sepse kujdesi më i mirë për një fëmijë fillon me një prind të mirëinformuar.”

👤 Njihuni me Dr. Selma Selimaj

Jam Dr. Selma Selimaj, pediatre me përvojë klinike në Shqipëri dhe Francë, me interes të veçantë në dermatologjinë pediatrike dhe edukimin shëndetësor të prindërve. Besoj se kujdesi më i mirë për një fëmijë fillon me një prind të mirëinformuar dhe e ushtroj profesionin tim duke u mbështetur në evidencën shkencore, përvojën klinike dhe kujdesin e individualizuar për çdo fëmijë.

🎓 Formimi & Kualifikimet

  • 🎓
    Diplomë në MjekësiUniversiteti i Mjekësisë, Tiranë.
  • 🩹
    Specializim në PediatriUniversiteti i Mjekësisë, Tiranë.
  • Diplôme de Formation Médicale Spécialisée (DFMS) në PediatriUniversité Toulouse III – Paul Sabatier, Francë.
  • 🌿
    Diplôme Inter-Universitaire (DIU) në Dermatologji PediatrikeUniversité Côte d'Azur, Nice, Francë.
  • ESPD Training Program – Fellowship në Dermatologji PediatrikeUniversità di Padova, Itali (ESPD).
  • Clinical Internship në Hôpitaux Universitaires de Genève (HUG)Trajnim klinik në Pediatri, neonatologji dhe urgjencë pediatrike.
  • International Clinical Training – Medical University of GrazTrajnime të avancuara në Pediatri, LKH-Univ. Klinikum Graz.

🔬 Certifikime Ndërkombëtare në Dermatoskopi Pediatrike

  • Pediatric Dermoscopy Digital Training: New Chapters – International Dermoscopy Society.
  • Dermoscopy for Screening Children – HealthCert Education.

📚 Publikime & Kontribute Shkencore

Autore e publikimeve shkencore dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare e ndërkombëtare në fushën e pediatrisë dhe dermatologjisë pediatrike.