Skip to product information
1 of 5

Infopedia Care

Paketa e Kujdesit për Variçelën

Paketa e Kujdesit për Variçelën

Regular price Lek 5,940.00 ALL
Regular price Sale price Lek 5,940.00 ALL
Sale Sold out
Taxes included.
Quantity

InfopediaCare – Paketa e Kujdesit për Variçelën është krijuar nga Dr. Selma Selimaj, pediatre, për të mbështetur kujdesin e lëkurës së fëmijëve gjatë variçelës.

Paketa kombinon produkte të përzgjedhura që ndihmojnë në qetësimin e kruajtjes, pastrimin e butë të lëkurës, mbrojtjen e lezioneve me rrezik për mbiinfeksion bakterial dhe mbështetjen e riparimit të barrierës së lëkurës gjatë fazës së shërimit.

Kjo paketë nuk zëvendëson trajtimin e përshkruar nga mjeku, por ofron një rutinë të plotë për kujdesin e përditshëm të lëkurës gjatë variçelës.

Përfitimet

✔️ Qetëson kruajtjen dhe irritimin e lëkurës.

✔️ Pastron butësisht lëkurën pa dëmtuar barrierën mbrojtëse.

✔️ Ndihmon në dezinfektimin e lezioneve të gërvishtura ose me rrezik për mbiinfeksion bakterial.

✔️ Mbështet riparimin e barrierës së lëkurës gjatë fazës së krustave.

✔️ Produkte të përzgjedhura nga një pediatre.

✔️ Rutinë e plotë në një paketë.

Si përdoret

1. Larja e lëkurës

Lani butësisht lëkurën me Ceramol 311 Sapone Naturale dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

2. Qetësimi i kruajtjes

Aplikoni Calamine Lotion mbi elementet aktive për të ndihmuar në lehtësimin e kruajtjes dhe irritimit.

3. Dezinfektimi

Në rast se disa elemente janë gërvishtur, janë më të mëdha ose janë shndërruar në plagë sipërfaqësore me rrezik për mbiinfeksion bakterial, spërkatini me Octenisept® Spray dhe lërini të thahen natyrshëm.

4. Riparimi i lëkurës

Kur elementet fillojnë të formojnë krusta dhe janë në fazën e shërimit, aplikoni Avène Cicalfate+ për të mbështetur rigjenerimin e lëkurës.

Këshillat e Dr. Selmës

Variçela është zakonisht një sëmundje vetëkufizuese, por kujdesi korrekt i lëkurës ndihmon në uljen e rrezikut të komplikacioneve. Mbani thonjtë e fëmijës të shkurtër dhe të pastër, shmangni kruarjen e lezioneve dhe përdorni veshje të lehta pambuku. Octenisept® nuk është i nevojshëm për çdo element të variçelës; ai rekomandohet për lezionet e gërvishtura ose ato që paraqesin rrezik më të lartë për mbiinfeksion bakterial. Gjatë fazës së krustave, Avène Cicalfate+ ndihmon në mbrojtjen dhe riparimin e lëkurës. Nëse shfaqen skuqje e përhapur rreth lezioneve, sekrecione me qelb, temperaturë e lartë e vazhdueshme ose përkeqësim i gjendjes së përgjithshme, konsultohuni menjëherë me pediatrin.

I përshtatshëm për

  • Fëmijë me variçelë
  • Lëkurë të ndjeshme dhe të irrituar
  • Kujdes në shtëpi gjatë fazave të ndryshme të variçelës

Përmbajtja

  • Froika Calamine Lotion
  • Octenisept® Spray
  • Avène Cicalfate+ Restorative Protective Cream
  • Ceramol 311 Sapone Naturale


Udhëzues praktik për prindërit (InfoPediaCare)

Përbërësit INCI

Paralajmërime

Kjo paketë është menduar për kujdesin mbështetës të lëkurës gjatë variçelës dhe nuk zëvendëson trajtimin mjekësor. Përdorni secilin produkt sipas udhëzimeve të prodhuesit. Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse fëmija është nën 3 muaj, ka temperaturë të lartë të vazhdueshme, vështirësi në frymëmarrje, shenja të infeksionit të lezioneve ose përkeqësim të gjendjes së përgjithshme.

View full details