Infopedia Care
Paketa e Dermatitit të Pelenës
Paketa e Dermatitit të Pelenës
Couldn't load pickup availability
InfopediaCare – Paketa e Kujdesit për Dermatitin e Pelenës
Paketa e Kujdesit për Dermatitin e Pelenës është krijuar nga Dr. Selma Selimaj, pediatre, për të ndihmuar në parandalimin dhe trajtimin e irritimit të zonës së pelenës. Ajo përmban produkte të zgjedhura për pastrim të butë, mbrojtje të barrierës së lëkurës dhe kujdes higjienik të përditshëm të foshnjës.
Falë kombinimit të një detergjenti dermokompatibël, një paste mbrojtëse me oksid zinku dhe copëzave prej 100% pambuku, kjo paketë ndihmon në qetësimin e skuqjes, mbrojtjen nga lagështia dhe rikthimin e barrierës natyrale të lëkurës.
Përfitimet
Përfitimet
✔️ Pastron butësisht pa dëmtuar barrierën e lëkurës.
✔️ Qetëson skuqjen dhe irritimin e zonës së pelenës.
✔️ Krijon një shtresë mbrojtëse ndaj lagështisë dhe fërkimit.
✔️ Ndihmon në rikthimin e barrierës së lëkurës.
✔️ Produkte të përzgjedhura nga një pediatre.
✔️ Rutinë e plotë në një paketë.
Si përdoret
Si përdoret
1. Pastrimi
Pastrojeni zonën e pelenës me Ceramol 311 Olio Detergente Viso-Corpo, duke përdorur ujë të vakët.
2. Tharja
Thajeni lëkurën me kujdes duke përdorur copëzat katrore prej 100% pambuku, pa e fërkuar zonën.
3. Mbrojtja
Aplikoni një shtresë të hollë Ceramol Beta Pasta all’Acqua në çdo ndërrim pelene ose sipas nevojës.
Këshillat e Dr. Selmës
Këshillat e Dr. Selmës
Dermatiti i pelenës është shumë i zakonshëm gjatë muajve të parë të jetës dhe shpesh lidhet me kontaktin e zgjatur të lëkurës me urinën dhe feçet. Ndërroni pelenën shpesh, pastroni zonën me produkte të buta dhe shmangni fërkimin e lëkurës. Përdorimi i një paste me oksid zinku në çdo ndërrim pelene ndihmon në mbrojtjen e lëkurës dhe reduktimin e irritimit. Nëse skuqja është e rëndë, përhapet, shoqërohet me plagë, sekrecione ose nuk përmirësohet brenda pak ditësh, konsultohuni me pediatrin.
I përshtatshëm për
I përshtatshëm për
- Të porsalindur
- Foshnja
- Lëkurë të ndjeshme
- Parandalimin dhe trajtimin e dermatitit të pelenës
Përmbajtja
Përmbajtja
- Ceramol 311 Olio Detergente Viso-Corpo
- Ceramol Beta Pasta all’Acqua (Zinc Oxide Cream)
- SoFarma Maxi Quadrotti Baby – 60 copëza katrore prej 100% pambuku
- Udhëzues praktik për prindërit (InfoPediaCare)
Përbërësit INCI
Përbërësit INCI
Paralajmërime
Paralajmërime
Kjo paketë është menduar për kujdesin e përditshëm të lëkurës dhe nuk zëvendëson vlerësimin mjekësor. Përdorni secilin produkt sipas udhëzimeve të prodhuesit. Nëse shfaqen ethe, plagë të thella, sekrecione me qelb, flluska ose skuqja nuk përmirësohet pas 3–5 ditësh kujdes të rregullt, konsultohuni me pediatrin.
Share
