Infopedia Care
Octenisept® Spray
Octenisept® Spray
Couldn't load pickup availability
Octenisept® Spray është një antiseptik për dezinfektimin e plagëve, prerjeve, gërvishtjeve dhe djegieve të lehta. Vepron shpejt, është pa ngjyrë dhe nuk shkakton djegie gjatë aplikimit. Falë veprimit të tij antimikrobik me spektër të gjerë, ndihmon në uljen e rrezikut të infeksionit dhe krijon kushtet e duhura për shërimin e plagës.
Përfitimet
Përfitimet
✔️Dezinfekton plagët dhe lëkurën e dëmtuar
✔️ Pa alkool – nuk shkakton djegie në shumicën e rasteve
✔️ Veprim i shpejtë antiseptik
✔️ Pa ngjyrë – nuk njollos lëkurën apo rrobat
✔️ I përshtatshëm për foshnja, fëmijë dhe të rritur
Si përdoret
Si përdoret
Pastroni fillimisht plagën nëse është e nevojshme. Spërkateni plagën derisa e gjithë sipërfaqja të jetë e lagur me solucion dhe lëreni të veprojë për të paktën 1 minutë. Nëse nevojitet, pas dezinfektimit mbulojeni plagën me një fashë sterile. Përsëriteni aplikimin sipas nevojës ose sipas këshillës së mjekut.
Këshillat e Dr. Selmës
Këshillat e Dr. Selmës
Octenisept® është një nga antiseptikët që rekomandoj më shpesh në pediatri për pastrimin e plagëve sipërfaqësore, gërvishtjeve dhe prerjeve të vogla. Gjithashtu është shumë i dobishëm në kujdesin e elementeve të variçelës për të ulur rrezikun e mbinfeksionit bakterial. Pas dezinfektimit, në fazën kur elementet kanë krijuar krusta, mund të aplikohet një krem restaurues si Avène Cicalfate+ për të mbështetur riparimin e lëkurës. Mos e përdorni në plagë të thella ose me gjakderdhje të rëndësishme pa u konsultuar me mjekun.
I përshtatshëm për
I përshtatshëm për
- Të porsalindur.
- Bebe.
- Fëmijë.
- Të rritur.
- Plagë të vogla, gërvishtje, prerje dhe djegie sipërfaqësore.
Përmbajtja
Përmbajtja
50 ml (spray).
Përbërësit INCI
Përbërësit INCI
Përbërës aktivë (100 g solucion):
- Octenidine dihydrochloride 0.1 g
- Phenoxyethanol 2 g
Përbërës të tjerë: Cocamidopropyl betaine derivative, Sodium D-gluconate, Glycerol, Sodium chloride, Sodium hydroxide, ujë i pastruar.
Paralajmërime
Paralajmërime
- Vetëm për përdorim të jashtëm.
- Shmangni kontaktin me sytë dhe mos e gëlltisni.
- Mos e përdorni në rast alergjie ndaj ndonjërit prej përbërësve.
- Ruajeni larg fëmijëve.
- Lexoni fletëudhëzimin para përdorimit dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin nëse keni paqartësi.
Share
