Skip to product information
1 of 1

Infopedia Care

Octenisept® Spray

Octenisept® Spray

Regular price Lek 1,000.00 ALL
Regular price Sale price Lek 1,000.00 ALL
Sale Sold out
Taxes included.
Quantity

Octenisept® Spray është një antiseptik për dezinfektimin e plagëve, prerjeve, gërvishtjeve dhe djegieve të lehta. Vepron shpejt, është pa ngjyrë dhe nuk shkakton djegie gjatë aplikimit. Falë veprimit të tij antimikrobik me spektër të gjerë, ndihmon në uljen e rrezikut të infeksionit dhe krijon kushtet e duhura për shërimin e plagës. 

Përfitimet

✔️Dezinfekton plagët dhe lëkurën e dëmtuar
✔️ Pa alkool – nuk shkakton djegie në shumicën e rasteve
✔️ Veprim i shpejtë antiseptik
✔️ Pa ngjyrë – nuk njollos lëkurën apo rrobat
✔️ I përshtatshëm për foshnja, fëmijë dhe të rritur

Si përdoret

Pastroni fillimisht plagën nëse është e nevojshme. Spërkateni plagën derisa e gjithë sipërfaqja të jetë e lagur me solucion dhe lëreni të veprojë për të paktën 1 minutë. Nëse nevojitet, pas dezinfektimit mbulojeni plagën me një fashë sterile. Përsëriteni aplikimin sipas nevojës ose sipas këshillës së mjekut.

Këshillat e Dr. Selmës

Octenisept® është një nga antiseptikët që rekomandoj më shpesh në pediatri për pastrimin e plagëve sipërfaqësore, gërvishtjeve dhe prerjeve të vogla. Gjithashtu është shumë i dobishëm në kujdesin e elementeve të variçelës për të ulur rrezikun e mbinfeksionit bakterial. Pas dezinfektimit, në fazën kur elementet kanë krijuar krusta, mund të aplikohet një krem restaurues si Avène Cicalfate+ për të mbështetur riparimin e lëkurës. Mos e përdorni në plagë të thella ose me gjakderdhje të rëndësishme pa u konsultuar me mjekun.

I përshtatshëm për

  • Të porsalindur.
  • Bebe.
  • Fëmijë.
  • Të rritur.
  • Plagë të vogla, gërvishtje, prerje dhe djegie sipërfaqësore.

Përmbajtja

50 ml (spray).

Përbërësit INCI

Përbërës aktivë (100 g solucion):

  • Octenidine dihydrochloride 0.1 g
  • Phenoxyethanol 2 g

Përbërës të tjerë: Cocamidopropyl betaine derivative, Sodium D-gluconate, Glycerol, Sodium chloride, Sodium hydroxide, ujë i pastruar.

Paralajmërime

  • Vetëm për përdorim të jashtëm.
  • Shmangni kontaktin me sytë dhe mos e gëlltisni.
  • Mos e përdorni në rast alergjie ndaj ndonjërit prej përbërësve.
  • Ruajeni larg fëmijëve.
  • Lexoni fletëudhëzimin para përdorimit dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin nëse keni paqartësi.
View full details