Infopedia Care
Ceramol Sun Protection Cream SPF 50+
Ceramol Sun Protection Cream SPF 50+
Couldn't load pickup availability
Ceramol Sun Protection Cream SPF 50+ është një krem mbrojtës ndaj diellit me mbrojtje shumë të lartë (SPF 50+), i formuluar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme, reaktive dhe me prirje për alergji. Formula e tij me Teknologjinë 311® ndihmon në ruajtjen dhe rikthimin e barrierës së lëkurës, ndërsa filtrat fotostabël të gjeneratës së fundit ofrojnë mbrojtje efektive ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Ka teksturë të lehtë, përthithet shpejt, nuk lë mbetje të bardha dhe është pa parfum.
Përfitimet
Përfitimet
✔️ Mbrojtje shumë e lartë SPF 50+ ndaj rrezeve UVA dhe UVB.
✔️ Ndihmon në mbrojtjen dhe ruajtjen e barrierës së lëkurës.
✔️ Teksturë e lehtë me përthithje të shpejtë.
✔️ Nuk lë mbetje të bardha.
✔️ Pa parfum.
✔️ Rezistent ndaj ujit.
✔️ I përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur me lëkurë të ndjeshme.
Si përdoret
Si përdoret
Aplikojeni në mënyrë të bollshme mbi lëkurë 15–20 minuta para ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë, si edhe pas notit, djersitjes ose tharjes me peshqir për të ruajtur nivelin e mbrojtjes.
Këshillat e Dr. Selmës
Këshillat e Dr. Selmës
Mbrojtja nga dielli fillon që në fëmijëri. Për foshnjat nën 6 muaj rekomandohet shmangia e ekspozimit direkt në diell dhe rekomandohet qëndrimi në hije dhe përdorimi i veshjeve mbrojtëse dhe kapelës. Per fëmijët 6-3 vjeç rekomandohen kremrat me mbrojtëes mineral. Per më të rritur se 3 vjeç rekomandohen kremrat mineral dhe kimik ose miks ne varesi dhe llojit te lekurës së fëmijes.
Mos harroni, edhe kremi më i mirë nuk zëvendëson shmangien e diellit në orët me rrezatim të lartë (11:00–16:00).
I përshtatshëm për
I përshtatshëm për
- Foshnja mbi 6 muaj
- Fëmijë
- Të rritur
- Lëkurë e ndjeshme, reaktive ose me prirje për alergji
*Përdorimi tek foshnjat duhet të shoqërohet gjithmonë me masa fizike mbrojtëse ndaj diellit.
Përmbajtja
Përmbajtja
200ml
Përbërësit INCI
Përbërësit INCI
AQUA, DIBUTYL ADIPATE, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, BUTYL METHOXYDIBENZOYLMETHANE, DICAPRYLYL CARBONATE, GLYCERIN, ETHYLHEXYL TRIAZONE, SQUALANE, TAPIOCA STARCH, TRIS-BIPHENYL TRIAZINE (NANO), TITANIUM DIOXIDE (NANO), TRIBEHENIN PEG-20 ESTERS, MICROCRYSTALLINE CELLULOSE, POTASSIUM CETYL PHOSPHATE, TRIMETHYLPENTANEDIOL/ADIPIC ACID/GLYCERIN CROSSPOLYMER, BUTYLENE GLYCOL, CAPRYLOYL GLYCINE, CAPRYLYL GLYCOL, CERAMIDE 3, CHOLESTEROL, DECYL GLUCOSIDE, DIETHYLAMINO HYDROXYBENZOYL HEXYL BENZOATE, DISODIUM PHOSPHATE, LAURYL GLUCOSIDE, O-CYMEN-5-OL, PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, POLYACRYLATE CROSSPOLYMER-6, SODIUM HYDROXIDE, STEARIC ACID, T-BUTYL ALCOHOL, TRISODIUM ETHYLENEDIAMINE DISUCCINATE, UNDECYLENOYL GLYCINE, XANTHAN GUM.
Paralajmërime
Paralajmërime
Vetëm për përdorim të jashtëm. Shmangni kontaktin me sytë. Mos qëndroni për periudha të gjata në diell, edhe kur përdorni krem mbrojtës. Ekspozimi i tepërt ndaj diellit përbën rrezik për shëndetin. Nëse shfaqet irritim ose reaksion alergjik, ndërpriteni përdorimin dhe konsultohuni me mjekun.
Share
