Skip to product information
1 of 1

Infopedia Care

Calamine Lotion

Calamine Lotion

Regular price Lek 2,500.00 ALL
Regular price Sale price Lek 2,500.00 ALL
Sale Sold out
Taxes included.
Quantity

Calamine Lotion është një locion qetësues dhe hidratues i formuluar për të lehtësuar kruajtjen, skuqjen dhe irritimin e lëkurës. Formula e tij me 5% Calamine, Panthenol dhe Shea Butter ndihmon në qetësimin e lëkurës, hidratimin e saj dhe mbështet rikuperimin e barrierës natyrale.

Është i përshtatshëm për përdorim në raste të varicelës, pickimeve nga insektet, irritimeve të lehta të lëkurës dhe skuqjeve, duke ofruar një efekt freskues dhe qetësues.

Përfitimet

  • Qetëson kruajtjen dhe irritimin e lëkurës.
  • Ndihmon në reduktimin e skuqjes.
  • Ofron efekt freskues dhe qetësues.
  • Hidraton dhe mbron barrierën natyrale të lëkurës.
  • I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme.
  • Mund të përdoret në raste të varicelës, pickimeve nga insektet dhe irritimeve të lehta të lëkurës.

Si përdoret

Tundeni mirë shishen përpara përdorimit.

Aplikoni një shtresë të hollë në lëkurë të pastër dhe të thatë, 2–3 herë në ditë ose sipas nevojës. Lëreni produktin të thahet natyrshëm pa e fërkuar.

Këshillat e Dr. Selmës


Në rast të varicelës, locioni mund të ndihmojë në qetësimin e kruajtjes dhe të zvogëlojë dëshirën për t'u kruar. Mbani thonjtë e fëmijës të shkurtër dhe të pastër për të shmangur gërvishtjen e flluskave dhe rrezikun e infeksionit. Nëse flluskat skuqen, rrjedhin sekrecione ose fëmija ka temperaturë të lartë dhe gjendje të rënduar, konsultohuni me pediatrin.

I përshtatshëm për

  • Fëmijë
  • Të rritur

🌿 Lëkurë e ndjeshme, e irrituar dhe me kruajtje

Përmbajtja


125 ml

Përbërësit INCI


Calamine, Panthenol, Polidocanol, Acide yndyrore Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9, Vitaminë E, Shea Butter, Vaj Bajameje.

Paralajmërime

  • Vetëm për përdorim të jashtëm.
  • Shmangni kontaktin me sytë dhe mukozat.
  • Mos e aplikoni mbi plagë të hapura ose lëkurë të infektuar.
  • Ndërpriteni përdorimin nëse shfaqet irritim ose reaksion alergjik.


Ruajeni në temperaturë ambienti dhe larg fëmijëve.

View full details