Rregulli i falangës (Fingertip Unit – FTU): Si të përdorni sasinë e duhur të kremit kortizonik tek fëmijët

Rregulli i falangës (Fingertip Unit – FTU): Si të përdorni sasinë e duhur të kremit kortizonik tek fëmijët

Pediatre • DIU në Dermatologji Pediatrike

Hyrje

Një nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë prindërit është: "Sa krem kortizonik duhet të vendos tek fëmija im?". Kur përshkruhen kortikosteroide lokal ose inhibitorë lokal të kalcineurinës, përdorimi i sasisë së duhur është thelbësor. Për këtë arsye përdoret Rregulli i Falangës (FTU).

Çfarë është FTU?

Një FTU është sasia e kremit ose pomadës e shtrydhur përgjatë falangës së fundit të gishtit tregues të një të rrituri. Një FTU është rreth 0.5 gram dhe mbulon një sipërfaqe lëkure sa dy pëllëmbë të një të rrituri.

Kur përdoret?

FTU përdoret për kortikosteroidet lokal dhe inhibitorët lokal të kalcineurinës. Nuk përdoret për emolientët.

Pse është i rëndësishëm?

  • Siguron dozimin e duhur.
  • Rrit efektivitetin.
  • Ul rrezikun e përdorimit të pamjaftueshëm ose të tepërt.
  • Ndihmon prindërit të ndjekin trajtimin me siguri.

Si aplikohet?

Aplikoni sasinë e rekomanduar në shtesë të hollë vetëm në zonën e prekur dhe ndiqni udhëizimet e mjekut.

Tabela e FTU

Gabimet më të shpeshta

  • Përdorimi i një sasie shumë të vogël.
  • Përdorimi i tepërt.
  • Ndërprerja para kohe.
  • Aplikimi jashtë zonës së përshkruar.

💬 Këshilla e Dr. Selmës

Mos e matni trajtimin "me sy". Përdorni rregullin e falangës për një aplikim korrekt dhe të sigurt.

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

❓ A përdoret rregulli i falangës vetëm për kremrat me kortizon?
Po. Rregulli i falangës (FTU) përdoret kryesisht për të përcaktuar sasinë e duhur të kortikosteroideve lokal dhe inhibitorëve lokal të kalcineurinës, sipas udhëzimit të mjekut.
❓ A përdoret edhe për kremrat hidratues (emolientët)?
Jo. Emolientët duhet të aplikohen në mënyrë të bollshme dhe sipas nevojave për të mbajtur lëkurën të hidratuar. Rregulli i falangës nuk përdoret për të llogaritur sasinë e tyre.
❓ A është e sigurt të përdoren kortikosteroidet topike tek fëmijët?
Po. Kur përdoren sipas rekomandimit të mjekut, në sasinë e duhur dhe për kohëzgjatjen e përcaktuar, kortikosteroidet lokal janë trajtime të sigurta dhe efektive.
❓ Çfarë ndodh nëse përdor më pak krem sesa rekomandohet?
Një sasi e pamjaftueshme mund të mos kontrollojë inflamacionin, duke e bërë trajtimin më pak efektiv dhe duke zgjatur kohën e shërimit.
❓ A është problem nëse vendos më shumë krem?
Përdorimi i një sasie më të madhe nuk e bën trajtimin më efektiv. Është e rëndësishme të ndiqni sasinë e rekomanduar nga mjeku dhe udhëizimet sipas rregullit të falangës.
❓ A ndryshon sasia sipas moshës së fëmijës?
Po. Numri i njësive të falangës (FTU) ndryshon në varsi të moshës së fëmijës dhe zonës së trupit që trajtohet. Për këtë arsye është e rëndësishme t'i referoheni tabelës përkatëse.
❓ A mund ta përdor këtë tabelë pa u konsultuar me mjekun?
Tabela ndihmon në përcaktimin e sasisë së medikamentit, por nuk zëvendëson këshillin mjekësore. Gjithmonë përdorni medikamentet topike sipas diagnozës dhe rekomandimit të pediatrit ose dermatologut.

Referenca

  • British Association of Dermatologists (BAD)
  • American Academy of Dermatology (AAD)
  • European Task Force on Atopic Dermatitis (ETFAD)
  • European Academy of Dermatology and Venereology (EADV)
Back to blog