Dermatiti Atopik tek Fëmijët: Udhëzuesi i plotë për prindërit

Dermatiti Atopik tek Fëmijët: Udhëzuesi i plotë për prindërit

Pediatre • DIU Dermatologji Pediatrike

Hyrje

Nëse lëkura e fëmijës tuaj është e thatë, kruhet vazhdimisht ose shfaq skuqje që rikthehen, mund të bëhet fjalë për dermatit atopik, i njohur edhe si ekzema atopike. Është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike të lëkurës në fëmijëri. Megjithëse nuk ka një kurë përfundimtare, me kujdesin e duhur shumica e fëmijëve jetojnë pa shqetësime të mëdha dhe me episode shumë më të rralla.

Çfarë është dermatiti atopik?

Dermatiti atopik është një sëmundje inflamatore kronike e lëkurës që karakterizohet nga tharje e lëkurës, kruarje intensive dhe skuqje. Problemi kryesor është dëmtimi i barrierës mbrojtëse të lëkurës, e cila humbet lagështinë dhe irritohet më lehtë.

Sa i shpeshtë është?

Prek rreth 15–20% të fëmijëve. Në shumicën e rasteve shfaqet gjatë vitit të parë të jetës.

Pse shfaqet?

Dermatiti atopik është rezultat i ndërveprimit të faktorëve gjenetikë, çrregullimeve të barrierës së lëkurës, reagimit të sistemit imunitar dhe faktorëve mjedisorë.

Simptomat

  • Lëkurë e thatë
  • Kruarje
  • Skuqje
  • Luspa
  • Çarje
  • Plagë nga kruarja
  • Infeksione sekondare në raste të caktuara

Ku shfaqet?

Tek foshnjat prek më shpesh faqet, ballin, skalpin dhe sipërfaqet e jashtme të gjymtyrëve. Tek fëmijët më të rritur shfaqet kryesisht në përthyerjet e bërrylave, pas gjunjëve, qafë, kyçe dhe duar.

Diagnoza

Vendoset kryesisht nga ekzaminimi klinik. Analizat nuk janë të nevojshme në shumicën e rasteve.

Trajtimi

  1. Emolientët janë baza e trajtimit dhe duhen përdorur çdo ditë.
  2. Kortikosteroidet lokal përdoren gjatë fazave të acarimit sipas udhëzimit të mjekut.
  3. Në raste të veçanta përdoren inhibitorët lokal të kalcineurinës.
  4. Rastet e rënda mund të kërkojnë trajtime sistemike ose biologjike.

Rutina e përditshme

  • Banjë 5–10 minuta me ujë të vakët.
  • Përdorni produkte pastruese të buta.
  • Vendosni emolient brenda pak minutash pas banjës.
  • Vishni rroba pambuku.
  • Mbani thonjtë e fëmijës të shkurtër.

Gabimet më të shpeshta

  • Ndërprerja e emolientëve kur lëkura duket mirë.
  • Përdorimi i sapunëve agresivë.
  • Frika e pajustifikuar nga kortikosteroidet.
  • Dieta kufizuese pa rekomandim mjekësor.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Nëse skuqja përhapet shpejt, ka qelb, temperaturë, dhimbje, ose nuk përmirësohet me trajtimin e rekomanduar.

Pyetjet më të shpeshta

  • A është ngjitës? Jo.
  • A shërohet? Tek shumë fëmijë përmirësohet me kalimin e moshës.
  • A shkaktohet gjithmonë nga alergjitë? Jo.
  • A duhet dietë? Vetëm kur ka indikacion të qartë mjekësor.

Këshilla e Dr. Selma

Kujdesi i përditshëm është po aq i rëndësishëm sa trajtimi gjatë acarimeve. Hidratimi i rregullt i lëkurës dhe përdorimi korrekt kortikosteroidëve lokal ndihmojnë në uljen e episodeve dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së fëmijës.

Produktet e rekomanduara

Një rutinë e mirë e kujdesit është thelbësore për menaxhimin e dermatitit atopik. Për këtë arsye, kam përzgjedhur produkte që ndihmojnë në pastrimin e butë të lëkurës, hidratimin intensiv dhe rikthimin e barrierës mbrojtëse.

Në këtë artikull rekomandoj:

  • Ceramol 311 Olio Detergente – për pastrim të butë, pa dëmtuar barrierën mbrojtëse të lëkurës.
  • Ceramol 311 Cream – për hidratim intensiv dhe rikthimin e barrierës së lëkurës.
  • Ceramol Beta Complex Cream – për qetësimin e skuqjes, kruarjes dhe irritimit gjatë fazave aktive të dermatitit atopik.

Referenca

  • American Academy of Pediatrics (AAP)
  • American Academy of Dermatology (AAD)
  • European Academy of Dermatology and Venereology (EADV)
  • ETFAD Guidelines
Shiko Produktet e Rekomanduara
Back to blog